Ish menaxheri i Dafina Zeqirit reagon sërish: Padia ndaj artistes deponohet brenda javës në gjykatë

Një “luftë virtuale” në rrjete sociale, mes Dafina Zeqirit dhe ish menaxherit të saj, Drin Zatriqi, nisi javën e kaluar pas rastit të 11 vjeçares në Prishtinë e cila u dhunua nga pesë persona.

E gjitha nisi nga një status i Zatriqit, ku ishte shprehur se artistët po nxjerrin lot krokodili për rastin e 11 vjeçares, shkruan lajmi.net.

Dafina e vazhdoi këtë me një status në ‘Twitter’, ku i kërkoi atij që të mbyllë gojën, pasi sipas saj ai kishte rrahur një vajzë.

Kaq nuk mjaftoi dhe “kunjat” drejt njëri-tjetrit filluan.

Madje ish menaxheri i artistes u shpreh se do të hapte padi drejt saj.

Pas gjithë kësaj “lufte virtuale”, Dafina, fshiu të gjitha “tweet-et” e saj, por si duket asgjë ska marrë fund.

Drin Zatriqi, është lajmëruar sërish në “Facebook”, ku ka treguar se padia ndaj artistes deponohet këtë javë në gjykatë.

Sipas tij, njerzit përreth Dafinës e kanë telefonuar për ta bindur atë të mos hapte padi sepse e gjitha ishte keqkuptim, por sipas tij përtej respektit që ai gëzon ndaj tyre nuk kryen punë pasi tashmë ishte vonë.

Ai ka hedhur poshtë akuzat e Dafinës, duke u shprehur se asniherë nuk do të ngriste dorë mbi një femër.

Postimi i tij i plotë:

Padia ndaj artistes Dafina Zeqirit për shpifje do të deponohet brenda javës në gjykatë nga përfaqësuesi im ligjor Berat Tmava !

Fshirja e postimit (tweetit) ku ajo me vetëdije ka shpifë ndaj meje nuk mjafton.

Me gjithë respektin që kom për disa njerz që e rrethojnë dhe më kanë kontaktu për mem bind që u bo keqkuptim, nuk kryen punë, shumë vonë osht tash.

Unë vendimin për padi nuk e kam ndermen me terheke, përkundrazi jom i vendosun me shty fuqishëm përpara deri në ditën kur gjykata e jep fjalën e saj!

Melaqe sja kom majt vetes kurr, po femnes mi qu dorë ASNIHERE, këtë sen e din secili njeri që e ka pi 1 kafe në jetë me mu e lemo ata që më njohin shumë më gjatë!/Lajmi.net/