Rinovimi i Araujo – mbrojtësi do të ketë klauzolë liruese prej 1 miliard euro

Rinovimi i kontratës së Ronald Araujo është tashmë çështje kohe.

Qendërmbrojtësi uruguaian, Ronald Araujo pritet që së shpejti të rinovojë kontratën e tij me Barcelonën, pas bisedimeve pozitive të zhvilluara dje.

Lojtari pritet të lidhet me një kontratë të re katër vjeçare te Barcelona, pas paraqitjeve të shkëlqyera të tij në dy sezonet e fundit.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, Barcelona do t’i vendos lojtarit një klauzolë liruese prej 1 miliard eurove, përcjell lajmi.net.

Kjo klauzolë do të pengojë largimin e mundshëm të uruguaianit, së paku deri në fundin e kontratës së tij.

Të interesuar për shërbimet e tij janë skuadra e Manchester United, por edhe skuadra të tjera nga Premier League.