Rinia po ikë, ky shtet tani ka nevojë për një strategji për arsim cilësor

Naser Pajaziti

Sa ekzaltim i madh tek disa politikanë pasi që në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u votua hapja e tre fakulteteve të reja:
EKONOMIK
JURIDIK
SHKENCA HUMANE në kuadër të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.

Janë të mirëseardhura këto fakultete dhe asgjë kundër, por më tepër duhet që këta politikanë të kujdesen për një strategji për cilësi në arsim.

Ky shtet pa krye a ka strategji në arsim, kur çdo ditë e më tepër po ngelet pa rini.

Pse nuk kemi një reformë thelbësore, racionalizim të programeve për të nxjerrë kuadro të nevojshëm për tregun e punës?

Ky shtet klientelist a e di se sa janë kërkesat e tregut të punës, a po ja ka çit llogarinë sipas strategjive të tyre elektorale, duke i parë universitetet si fabrika diplomash që prodhojnë kuadro pa perspektivë?

Sipas rezultateve të regjistrimit të vitit të kaluar, në Maqedoni janë gjithsej 109.249 persona të papunë mbi moshën 15 vjeçare, e që në mesin e të papunëve janë edhe 1545 me diploma master dhe 100 doktorë shkencash.

Sipas anketave të përsëritura, 60-70% e të rinjve duan ta braktisin vendin, për shkak të rrethanave të ndryshme dhe mungesës së perspektivës.

Gjithë kjo pasqyrë a i brengos apo skuq gjithë ata që mbajnë përgjegjësi në poste publike, sidomos edhe në universitete, apo brenga dhe interesi i tyre lidhet me rrogën dhe benefitet personale e grupore.

*postim në facebook