Rina shprehet tejet e lumtur për gjitha ato që ka arritur dhe ato që ia servoi jeta këtë vit.
Rep-artistja Rina Balaj është emër shumë i ndjekur në rrjete sociale, përmes së cilave i mban të informuar fansat për çdo të re rreth saj, shkruan lajmi.net.
Me anë të një postimi, artistja tha se sot bëhen një vit që kur e hapi Instagramin e ri, pas mosmarrëveshjeve që kishte me ish-kompaninë menaxhuese, ndërsa ndjehet në kulmin e lumturisë.
“Sot një vit e hapa këtë Instagram dhe e gjitha çfarë ndjeva ishte energjia e mirë dhe disponimi i mirë për gjithë vitin. Kurrë nuk kam qenë kaq e lumtur në jetën time. Faleminderit të gjithëve për dashurinë. Dëgjojeni këngën time”, ka shkruar ajo.
Rina Balaj mbrëmë publikoi projektin e shumëpritur “Zjarr”, ku duket vërtet “zjarr” në secilën skenë të klipit.
Kënga në fjalë po pritet shumë mirë nga publiku dhe deri tani ka marrë vetëm komente pozitive nga fansat e kolegët e saj.