Nicki Minaj sjell në HBO Max dokumentrin që u jep fansave një vështrim “të papërpunuar dhe pa filtra” të jetës së saj.
Nicki Minaj do të vijë me një dokumentar në HBO Max, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Për të përkujtuar 10-vjetorin e albumit të saj debutues në “Pink Friday”, reperja 37-vjeçare i trajtoi fansat e saj me njoftimin special.
Përmes Instagramit, ajo ka dhënë lajmin për projektin e shumëpritur, duke thënë se ishte e “ngazëllyer” për t’iu dhënë fansave një vështrim ‘të papërpunuar dhe të pa filtruar’, në jetën e saj personale dhe udhëtimin profesional.
“Jam shumë e ngazëllyer që më në fund do të ju njoftoi njerëz se seria ime e dokumentareve do të vijë në HBO Max!”, tha ajo.
Artistja vazhdoi, “Do t’ju japë një vështrim të papërpunuar dhe pa filtra mbi jetën time personale dhe udhëtimin profesional dhe mezi po pres ta ndaj me ju”, duke lidhur HBO Max, Pop si dhe Bron Studios në mënyrë që fansat të mund të marrin azhurnime për publikimin e tij.
“Shihemi së shpejti”, përfundoi Nicki, duke u dhuruar puthje nga larg fansave.
Ka pak kohë që Nicki Minaj lindi një djalë, pasi e kishte mbajtur sekret pjesën më të madhe të shtatzënisë.