Rina Balaj publikon klipin e ‘nxehtë’, ia rekomandon të atit mos ta shikojë

Rina Balaj gjatë ditës së djeshme publikoi me klip bashkëpunimin e saj me Sin Boy të titulluar ‘Sari’.

Kënga e cila arriti që brenda pak ore të grumbulloj mbi 100 mijë klikime në Youtube karakterizohet edhe me disa skena të ‘nxehta’ të këngëtares.

Rina gjatë mbrëmjes ndau disa mesazhe me të atin të cilin e lajmëron për publikimin e ri por e rekomandon që të mos e shikoj për shkak të skenave.

Ndërsa përgjigja e babit të reperes ishte epike, ai i thotë “Mos e bo kurr smuj me kqyre une”.