Biri i Vesa Lumës dhe Big Bastas feston ditëlindjen, prindërit i dedikojnë fjalët më të ëmbla

Djali i Big Bastas dhe Vesa Lumës, Liani, sot feston ditëlindjen dhe ka mbushur 4 vite jetë, për çfarë ka marrë urimet më të ëmbla nga prindërit.

Këngëtarja kishte ndarë një fotografi pas lindjes së birit, ku shkruan “Arritja ime më e madhe në jetë, dhe arsyeja përse jetoj”.

Ndërsa reperi shqiptar kishte shkruar “Si sot, date 29 maj 2016 ndodhi mrekullia me e madhe ne jeten time, erdhe ne jete ti. Nuk do e harroj kurre ate te qaren tende te holle dhe kur degjove zerin tim pushove. Kur te lava per here te pare sapo linde dhe te mbajta ne krahe. Ti qe me embelsine tende me fal cdo grimce jete dhe me ben me te forte per te sakrifikuar gjithcka vetem per ty. Ti qe dashuron plot pafajesi, nje zemer e bute qe sa here ti degjoj rrahjet kur ta vendos koken ne gjoks, me mbush me fryme dhe gjak. Te uron babi cdo te mire ne kete bote! Qofsh i lumtur e i shendetshem edhe per 1000 vite te tjera! Vesa Luma te falenderoj qe ma bere kete mrekulli! Te dua pafundësisht, aq sa yje ka ne univers”.