Rikthimi i Messit varët nga shitja e lojtarëve, Presidenti i La Ligas: Nëse shkon në Barçë, do ketë pagë më të ulët se në PSG

Futbollisti i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi pritet që gjatë afatit veror të largohet si ‘lojtar i lirë’ nga skuadra e Paris Saint-Germain.

Për një kthim të mundshëm të Messit në “Camp Nou” te Barcelona, ka folur edhe presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, shkruan Lajmi.net

Tebas thotë se rikthimi i Messit te Barcelona do të varet nga shitja e lojtarëve dhe fondit që krijon ekipi nga Katalunia.

“Nëse Barcelona nënshkruan me Lionel Messin, paga e tij do të jetë më e vogël se sa është në Paris Saint-Germain. Ritkhimi i tij është i varur nga shitja e lojtarëve. Unë mendoj se Barcelona do të marrë një shumë të mirë parash nga shitja e lojtarëve këtë verë”, tha presidenti i La Ligas.

Kujtojmë që Leo Messit i skandon kontrata me PSG-në në fund të muajit qershor. Ai duket se nuk do të firmos me ekipin parisien për shkak edhe të gjendjes në klub dhe tashmë është konfimuar që tifozët e duan largimin e tij të menjëhershëm./Lajmi.net/