Rikthehet çështja Depay – lojtari pritet të largohet në janar

Memphis Depay është njëri prej emrave që mund të largohet nga Barcelona në merkaton dimërore.
Lojtari, përveçqë nuk po e ka minutazhën e duhur, po u sjell probleme drejtuesve në aspektin financiar.

Sipas medieve spanjolle, largimi i tij do t’i lironte katalunasit nga një pagë relativisht e lartë dhe, pos kësaj, do të hapte rrugë për afrime të reja.

Holandezi ishte i pajtimit që të ndërrojë ambient edhe në verën e kaluar, por një akord në mes tij dhe Juventusit nuk u arrit për shkak të pagës së lartë që kërkoi.