Kupa e Botës: 8 lojtarë të Ekuadorit dyshohet se morën ryshfet për ta humbur ndeshjen kundër Katarit

Organizimi i eventit të Kupës së Botës është një përgjegjësi e madhe, të cilën Katari nuk duket se po e trajton mirë.
Javët e fundit ka pasur raportime në rritje që mëtojnë se vënë në pah shkeljen e të drejtave të njeriut, transmeton lajmi.net.

Sikur të mos mjaftonte kjo, tashmë nikoqirët e Botërorit po përballen me akuza të rënda, të cilat do t’i linin në një hije të keqe të gjithë organizimit, nëse dalin të vërteta.

Sipas Amjad Taha, tetë lojtarë ekuadorianë dyshohet se kanë marrë ryshfet 7.4 milionë dollarë në këmbim të fitores në ndeshjen kundër Katarit.

Sipas raportit, katarianët u kanë kërkuar ekuadorianëve që do t’i linin të fitonin 0:1 me një gol në pjesën e dytë. Publikime të tilla është e vështirë të injorohen, pasi Katari është akuzuar në të kaluarën se i ka dhënë ryshfet FIFA-s me miliona dollarë për t’u zgjedhur si organizator i Kupës së Botës.

Pak ditë para fillimit të Kupës së Botës, as qeveria dhe as Federata e Futbollit e Katarit nuk kanë komentuar rreth kësaj çështjeje.