Rikonstruimi i Teatrit shqiptar zgjati më shumë se projekti Shkupi 2014: Me çka krenohet dhija e zgjebosur, delja turpërohet!

Xhevdet Hajredini

1. Të lavdërohesh se ka përfunduar rikonstruimi i teatrit shqiptar në Shkup, që ka zgjatë më shumë se projekti “Shkupi 2014”, i cili ka kushtuar një miljard euro, më ngjanë si ai proverbi i popullit se me atë që dhija e zgjebosur krenohet, delja turpërohet.

2. Siç e bëri të ditur këto ditë z.Brajan Hojt Ji, administrata e Presidentit Bajden do të kërkojë nga elita politike e Maqedonisë të luftojë kundër korrupsionit, për shkak se Shkupit I duhet, siç thot,edhe një rrugë e gjatë për ti plotësuar standardet e nevojshme për anëtarsim në BE.

3. BDI s’është dhe as që mund të jetë garantuese dhe mbrojtëse e Marrëveshjes së Ohrit, Prespës dhe me Bullgarinë, për shkak se as ka marrë pjesë në negociata as i ka nënshkruar ato.

4. Mitropoliti Amfillohie, derisa ka qenë gjallë, Daka Davidoviqin e ka dekoruar me urdhërin e mbretit të shenjt Millutin për ripërtrirjen e manastirit Ostrog në Mal të Zi. Ky “bëmirës i njohur I kishës ortodokse sërbe” edhe paratë e fituara nga biznesi me tokën ndërtimore në Tetovë, që ia bënë të mundur Teuta dhe Zaevi, do vijojë me ripërtrirjen e kishave dhe manastireve të kishës ortodokse sërbe. Eshtë për tu çudit se si vallë s’u gjetë ndonjë investitor tjetër. Na ngel të shpresojmë se në të ardhmen do të zbulohet edhe kjo enigmë.