“Thaçi gjashtë herë i ka ra allti fotografisë së Titos”

Ish-presidenti i Republikës, Hashim Thaçi sa ishte nxënës e kishte goditur me 6 plumba fotografinë e liderit të Jogusllavisë, Josip Broz Tito. Kështu rrëfeu, Vesel Kelmendi, nga fshati Vojnik e Skënderajt.

“Hashim Thaçi si nxanës i Turiqevcit gjashtë herë fotografisë Titës i ka ra allti”, deklaroi ai për Klan Kosova, transmeton Indeksonline.

Ndryshe, Kelmendi i cili është edhe invalid i luftës theksoi se Specialja është e njëanshme.
https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=825414764901594

“Gjykata është e padrejtë e njëanshme me Serbinë. Kjo gjykatë i gjykon vetëm komandantët dhe ushtarët e UÇK-së për ta njollosur luftën e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës. Ata që kanë bërë krime dhe spastrim etnik janë në Serbi”.

“Njëri është president dhe tjetri kryetar i Kuvendit. Ata e kanë iniciativën e Millosheviqit, asgjë nuk ka ndryshuar. Kjo gjykatë i gjykon vetëm shqiptarët”.

“Kriminelët shëtisin lirshëm në Serbi. 400 masakra janë në Kosovë, Një mijë e 240 fëmijë janë të vrarë, nga një muaj deri në 13 vjeç. Pleq dhe civilë. Ne besojmë në pafajësinë e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës”. /Indeksonline/