Kush janë Shpresim Uka dhe Bekim Syla që i liroi Thaçi një ditë para se të niset në Hagë dhe që i doli problem në Speciale me ta?!

Prokurori i Specializuar gjatë seancës së paraqitjes së parë të ish-Presidentit Hashim Thaçi ka përmendur faljen e dy të dënuarve për rastin “Bllaca”, një ditë para se të nisej për në Hagë.

Të dy të përmendurit janë, Shpresim Uka dhe Bekim Syla, mirëpo kush janë të dënuarit?

Bekim Syla para tri vite është arrestuar për vrasjen e Ibush Kllokoqit, i cili më pas u dënua me 12 vjet burgim. Në këtë arrestim Bekim Syla, Sadik Abazi e Shpresim Uka më 17 dhjetor 2012 u patën shpallur fajtor nga ish-Gjykata e Qarkut në Prishtinë, se në bashkëkryerje me dëshmitarin bashkëpunues Nazim Bllaca kishin vrarë Ibush Kllokoqin.

Syla më pas u vendos në West-Flanderswest-Flanders,në Belgjikë dhe ishte pjesë e Industrisë së Kontraktorëve të Dryëall, Suva, Akustike dhe Izoluese.

Ndërsa Shpresim Uka, ishte gjithashtu i gjykuar në rastin “Bllaca” dhe ishte dënuar me 15 vjet burgim.

Uka përveç rastit “Bllaca” ishte i dyshuari si bashkëpuntor në rastin “Toka”. Blerja e kësaj prone ishte bërë pas bisedave akuzuarit në atë kohë, Shaban Syla dhe Shpresim Uka, ndaj të cilëve kishte shumë besim, sa nuk e dinte se as kush është pronar i pronës, pronar i të cilës ai synonte të bëhej.

Pas dënimit që mori në vitin 2012, Shpresim Uka ishte arratisur dhe nuk ishte kapur deri në nëntor të vitit 2015. Më 11 nëntor të atij viti, ai u arrestua nga Policia e Kosovës në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, pas disa viteve në arrati.

Përveç Shpresim Ukës dhe Bekim Sylës sipas dekretit të ish-presidentit Thaçi u falën edhe këta të dënuar: Ilir Morina, Veton Gjoshi dhe Safet Haliti.