Rihanna dhe Jay Z japin 2 milionë euro ndihmë në kohë të koronavirusit

Rihanna dhe Jay Z kanë deklaruar se do t’i dhurojnë dy milionë dollarë në përpjekje për t’i ndihmuar qytetarët e Nju-Jorkut dhe Los Anxhelosit në luftën kundër koronavirusit.

Fondacioni ‘Clara Lionel’ i Rihannas (CLF) dhe fondacioni ‘Shawn Carter’ (RSF) i reperit do t’i mbështesin punëtorët pa dokumente, popullsinë e burgosur, të pastrehët dhe të moshuarit dhe fëmijët e punonjësve të kujdesit shëndetësor në të dy qytetet e mëdha në mes të pandemisë.

Derisa New Yorku po konsiderohet si epiqendra globale e krizës, testimi për COVID 19 do të jetë falas për të gjithë banorët, pavarësisht statusit të tyre, shkruan Rolling Stone.

Fondet do të ofrojnë kujdestari ditore, ushqim dhe materiale mësimore për punonjësit e kujdesit shëndetësor, gjithashtu do të sigurojnë materiale për më shumë se 20 mijë fëmijë në strehimore dhe kujdes virtual për shëndetin mendor për prindërit.