Idrizi: “U vërtetua se PDSH gjithmonë ka fituar, por BDI i ka vjedhur votat!”

Kandidati i PDSH-së për deputet, Arben Idrizi, e ka komentuar vendimin e gjykatës për dënimin me burg të Ejup Halimit dhe Ismet Gurit. Sipas tij, kjo tregon që PDSH ka fituar çdo herë në zgjedhje, por se votat janë vjedhur, kurse fitoret e BDI-së i ka quajtur “të pastra si uji i Vardarit”, duke aluduar në ujin e ndotur të këtij lumi më të madh në Maqedoni, shkruan Gazeta Lajm.

“Le ta din populli se gjithmonë PDSHja ka qen fituese në zgjedhje por janë vjedhur votat e PDSH me manipulime dhe kërcënime?
Gjykata i shpalli Ejup Alimin dhe Ismet Gurin fajtor për shkatërrimin e materialit zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Çair. Sipas Gjykatës ata kanë manipuluar me rezultatet e sakta të votave, ku si pasojë kanë rritur numrin e votave për BDI-në duke i zvogëluar votat për PDSH-në! Ja “fitoret” e BDIsë të pastërta si uji i Vardarit”, ka shkruar Idrizi.