Rektorët në universitetet shtetërore, së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, nxisin formimin e Sindikate të re, për stafin e arsimit të lartë. Por, sipas Ligjit të Marrëdhënieve të Punës, rektorët kanë statusin e punëdhënësve dhe në asnjë mënyrë nuk guxojnë të ndikojnë në asnjë sindikatë.
Neni 195 Ligji për marrëdhënie pune
“Punëdhënësit dhe shoqatat e tyre nuk guxojnë të kenë monitorim mbi themelimin dhe veprimin e Sindikatave gjegjësisht shoqatat e tyre në nivel më të lartë, e as me qëllimin e këtij monitorimi nuk guxojnë t’i financojnë apo në ndonjë mënyrë tjetër t’i ndihmojnë sindikatat gjegjësisht shoqatat e tyre në nivel më të lartë”.
Shkresa e këtillë ka arritur deri tek Sindikata e pavarur akademike prej ku thonë që është atak direkt ndaj arsimit të lartë. Formimi i sindikatës së re bëhet me qëllim që të firmoset marrëveshje kolektive vetëm me një anëtarë ndërsa kjo është punonjësit t fitojnë rritjen qeveritare të pagave prej 10%”.
Vetë shkresa dhe mbledhja e rektorëve nga ana e ministrit paraqet shkelje të nenit 195 të ligjit për marrëdhënie pune. Kjo paraqet kërcënim të hapur që bazohet në mashtrim. Kërcënimi është se nuk do ketë rritje të rrogave për 10% edhe përkundër asaj se paratë janë të buxhetit të shtetit, ndërsa mashtrimi është të bëhet, pa u nënshkruar marrëveshja kolektive me sindikatën përfaqësuese- deklaroi Mirjana Najëevska sindikata e pavarur akademike.
Nga ana tjetër rektori i Universitetit Shën Kirili dhe Metodi, Nikolla Jankullovski demantoi shkeljen e ligjit. Sipas tij, punëdhënësi mund të formojë organizatë sindikale.
Në të njëjtën letër janë paraqitur nene të ligjeve që parashikojnë dhe lejojnë organizimin e sindikatave në nivelin e punëdhënësve. Për momentin, në të gjitha universitetet publike janë duke u formuar sindikata në nivelin e punëdhënësit, dhe më pas ata do të bashkohen në një formë më të lartë të organizimit-sindikatë e universiteteve publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut- pohoi NIKOLA JANKULOVSKI Rektori i “Shën Kirilit dhe Metodit”.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës sqaron se për shkak të realizimit të vendimit për rritjen e pagave është e nevojshme të lidhet një marrëveshje kolektive në nivelin e punëdhënësit. Nga atje përmes një njoftimi thonë se Universitetet duhet të vendosin se si të formojnë një sindikatë të re, apo të anëtarësohen në Sindikatën e Pavarur Akademike.