Rekrutimi i të dënuarve, shefi i Wagner: Kemi ulur numrin e krimeve në Rusi

Yevgeny Prigozhin, biznesmeni i lidhur me Kremlinin që kontrollon grupin mercenar, Wagner, ka mbrojtur taktikat e grupit të tij për të rekrutuar të dënuar për të luftuar në Ukrainë.

Në një deklaratë të publikuar nga shërbimi për shtyp i Prigozhnit, ai tha se mbi 5.000 të burgosur janë falur dhe u janë kthyer jetës civile pasi kanë shërbyer për gjashtë muaj në luftë.

“Kemi reduktuar krimin në Rusi”, pretendoi Prigozhin.

Anëtarët e Wagner, me mijëra burra të rekrutuar nga burgjet në mbarë Rusinë kanë qenë të përfshirë në pushtimin e paprovokuar të Ukrainës, që Rusia nisi shkurtin e vitit të kaluar.

Prigozhin muajin e kaluar tha se Wagner më nuk do të rekrutojë të burgosur, ndërkohë Ministria ruse e Mbrojtjes raportohet se ka nisur fushatën e vetë të rekrutimit në burgjet ruse.