“Rekordmeni” Mourinho, tejkalon Allegrin për të shkruar histori në kampionatin italian

AS Roma tani renditet në pozitën e katërt tabelare me 15 pikë të mbledhura në shtatë xhirot e para, me pesë fitore dhe dy humbje të regjistruara.

Fitorja e Romës i ndihmoi Jose Mourinhos që të thyente një rekord historik në Serie A.

Portugezi tani është i pamposhtur në 42 ndeshje radhazi në Serie A në ndeshjet e luajtura në shtëpi, që është ecuria më e mirë e një trajneri në histori të Serie A në epokën e tre pikëve të fitoreve (që nga viti 1994/95).

 

Mourinho theu rekordin e Massimiliano Allergrit i cili e mbante me 41 ndeshje radhazi pa humbje në shtëpi, të vendosur me skuadrën e Juventusit që e kishte mes shtatorit 2015 deri në shtator 2017.

58-vjeçari këtë ecuri e nisi në aventurën me Interit para shumë viteve më parë, gjersa tani pas rikthimit të tij sërish në Serie A, ‘Special One’ po vazhdon t’i thyejë rekordet aty ku i kishte lënë në gjysmë.