Milani regjistron startin më të mirë të klubit në 18 vite

Milani tani gjendet në pozitën e dytë tabelare pas shtatë xhirosh, me gjashtë fitore e një barazim, duke qëndruar me 19 pikë, vetëm prapa liderit Napolit e cila ka bilanc 100% të fitoreve deri tani, me 21 pikë të plota në shtatë xhiro. 

Sidoqoftë, me 19 pikët e mbledhura këtë sezon pas shtatë ndeshjeve, Milan tani ka regjistruar startin më të mirë në kampionat të klubit gjatë kësaj faze, që nga sezoni 2003/04, që gjithashtu kishin 19 pikë pas shtatë ndeshjeve të para. 

Në atë sezon, Milani kishte arritur të kurorëzohej me titullin e Scudettos në fund, kurse mbetet të shihet nëse fati do ti përcjellë edhe kësaj here, pas këtij starti të furishëm të tyre.