Rekorde të reja nga Hjustoni dhe Antetokounmpo

Rasell Uestbruk shënoi 31 pikë dhe Hjuston Rokets mposhtën 120-116 Milloukin me një mbrojtje të fortë. Ishte ndeshja e 36-të me radhë që Uestbruk realizon së paku 20 pikë, i cili udhëhoqi Hjustonin në një natë të madhe ku Xhejms Harden shënoi 24 pikë. Ndërkohë Hjustoni barazoi rekordin në NBA për tentimin për tre pikë (61), duke realizuar 21 prej tyre. Në anën tjetër Xhianis Antetokounmpo realizoi 36 pikë, 18 kërcime dhe 8 asistime për Milloukin me çka iu bashkua Karim Abdul-Xhabarit si lojtarët e vetëm që kanë 15 ndeshje me të paktën 30 pikë, 15 kërcime dhe pesë asistime në një sezon.