Gjermani, personat që kthehen nga vendet me rrezik të lartë do të testohen detyrimisht për Covid-19

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn deklaroi se të gjithë personat që kthehen në Gjermani nga vendet me rrezik të lartë do të testohen detyrimisht për Covid-19.

“Dua që të koordinohemi mirë me të gjitha landet, të cilët do të duhet të vendosin testim të detyrueshëm në aeroporte dhe stacione hekurudhore”, theksoi Sphan.

Sipas tij testimi do të fillojë brenda javës.