Rekomandohet heqja e certifikatës së vaksinimit në qendra tregtare

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ka sjellë vendim që t’i rekomandojë Qeverisë së Maqedonisë së Veriut heqjen e certifikatës së vaksinimit anti-Kovid, bëjnë të ditur për TV21 nga KSN.

Me këtë, parashihet që qytetarët në qendra tregtare të mund të hynë pa qenë të obliguar për të treguar certifikatë se janë të vaksinuar kundër Kovid-19, dhe të njëjtën nuk do t’ua kërkojnë as shërbimet.

Megjithatë, që ky rekomandim të fillojë të zbatohet, duhet të kalojë edhe në Shtabin e Krizës dhe në seancë qeveritare./TV21