Johnson: Veprimet e Rusisë në Ukrainë cilësohen si krime lufte

Sipas një deklaratë të kryeministrit britanik Boris Johnson, veprimet e presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë cilësohen si krime lufte, shkruan CNN

“Ajo që ne kemi parë tashmë nga regjimi i Vladimir Putin,  në përdorimin e municioneve kundër civilëve të  pafajshëm, sipas mendimit tim cilësohen si krime lufte.”

Johnson tha gjithashtu se Putin nuk e kishte llogaritur rezistencën e fortë të ukrainasve.

Në sulmin e tij të neveritshëm ndaj një kombi sovran, ai ka nënvlerësuar forcën e jashtëzakonshme të popullit ukrainas dhe unitetin dhe vendosmërinë e botës së lirë për t’iu kundërvënë barbarisë së tij,” tha ai.

“Nëse Putini dyfishon sulmet, ne do të bëjmë të njejtën gjë, duke rritur më tej presionin ekonomik dhe duke mbështetur Ukrainën me armë dhe ndihmë humanitare”, shtoi Johnson, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar “do të vazhdojë ti shtrëngojë lakun regjimit të Putinit”.

“Unë nuk kam asnjë dyshim se Putin do të dështojë dhe ne do të kemi sukses në mbrojtjen e Ukrainës,” tha ai.

/abcnews.al