Forcat ruse i afrohen termocentralit bërthamor të Ukrainës, marrin një tjetër zonë nën kontoll

Forcat ruse kanë marrë kontrollin e zonës pranë termocentralit bërthamor Zaporizhzhia të Ukrainës, sipas shefit të mbikëqyrjes bërthamore të OKB-së, Rafael Grossi, shkruan The Guardian

Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia është termocentrali më i madh në Europë dhe ka gjashtë nga 15 reaktorët e energjisë bërthamore të Ukrainës, sipas deklaratës. Ka pasur raportime se qytetarët ukrainas kanë bllokuar rrugët që të çojnë për tek termocentrali.

Sipas videove të postuara në mediat sociale, ukrainasit po ndërtojnë postblloqe të improvizuara pranë qytetit Energodar, ku ndodhet uzina e Zaporizhzhia.

/abcnews.al