Regjistrohet rasti i dytë me koronavirus në Kroaci

Ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh ka deklaruar se është regjistruar edhe rasti i dytë në Kroaci me koronavirus.

Dje në mediat kroate është raportuar se një 26-vjeçar që kishte qëndruar tri ditët e fundit në Milano së bashku me partneren e tij, ishte prekur nga koronavirusi.

Ai është futur menjëherë në karantinë në klinikën e sëmundjeve infektive në Zagreb. Në këtë klinikë aktualisht ndodhen edhe tre persona tjerë që janë në fazën e testimeve të koronavirusit.

Sipas medias kroate Index.hr është konfirmuar se partnerja e të infektuarit ka rezultuar negative në testet e bëra për koronavirus. Kurse tashmë është regjistruar edhe rasti i dytë me koronavirus në Kroaci. Bëhet fjalë për vëllain e 26 vjeçarit që është infektuar, i cili kishte shkuar për pushime në Milano për të shikuar një ndeshje se Ligës së Kampionëve.