Nga 649 teste të realizuara brenda 24 orëve, 41 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, me çka numri i të infektuarve në vendin tonë ka arritur në 1.300. Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup, gjithsej 17. Në Kumanovë janë regjistruar 11 të infektuar, në Prilep 5, Tetovë 3, kurse në Kavadrac, Gostivar, Kriva Pallankë, Kërçovë dhe Negotinë ka nga një të infektuar . Gjatë 24 orëve të fundit, fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë. Numri i të vdekurve në vendin tonë mbetet 56.
Lajme Regjistrohen 41 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut