Regjistrohen 328 raste të reja me virus

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 328 raste të reja Covid-19, nga 2.535 testime të bëra, përcjell TV21. Ka ndërruar jetë një pacient, janë regjistruar 237 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Sipas Regjistrit të të vdekurve me diagnozë COVID-19 nga sistemi “Termini im”, janë regjistruar edhe 3 viktimë që ka ndërruar jetë në periudhën 09.03. deri 12.03.2022.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 302.224, numri i të shëruarve është 291.144,, numri i të vdekurve është 9.159, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.921.