Real Madrid s’mund të garojë me Man City për pagën e Haaland

Erling Haaland vazhdon të jetë lojtari më i komentuar nëpër mediat evropiane (sport).

Sulmuesi norvegjez kërkohet nga skuadra e Manchester City, Real Madrid dhe Barcelona. Dy të parat janë favorite për kartonin e tij.

Sipas raportimeve nga mediat britanike, Man City është gati t’i ofrojë lojtarit së paku 400 mijë funte për javë për shërbimet e Haaland, transmeton lajmi.net.

Media spanjolle ‘Marca’ shkruan se Real Madrid nuk kanë mundësi të barazojnë këtë ofertë. Kësisoj, nëse Haaland dëshiron t’i bashkohet Realit, atëherë ai duhet të pranojë më pak para.

City tash e një kohë të gjatë janë në kërkim të një sulmuesi. Harry Kane ishte lider i listës verën e kaluar, kurse këtë verë ‘Citizens’ kërkojnë norvegjezin Haaland.