Regjistrohen 277 raste të reja me virus

Në 24 orët e kaluara janë regjistruar 277 raste të reja Covid-19, nga 2.635 testime të bëra, përcjell TV21. Kanë vdekur 8 pacientë, janë regjistruar 132 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Sipas Regjistrit të të vdekurve me diagnozë COVID-19 nga sistemi “Termini im”, janë regjistruar 6 të vdekur.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 301.293, numri i të shëruarve është 289.978, numri i të vdekurve është 9.137 dhe numri i rasteve aktive është 2.178.