Shkup, arrestohen 5 persona të cilët përmes fëmijëve të tyre kërkonin lëmoshë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se njësitë për çështje kriminalistike në njësitet e punëve të brendshme pranë SPB Shkup, në bashkëveprim me Institucionin publik Qendra ndërkomunale për çështje sociale-Shkup, gjatë javës së kaluar kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete për parandalimin e “kërkim lëmoshës”, pas çka janë arrestuar 5 persona,

“Gjatë kësaj, nga liria janë privuar L.A. (32), S.M. (24), SH.K. (30), XH.S. (30) dhe I.M. (33), të gjithë nga Shkupi, të cilët janë kapur në flagrancë së bashku me fëmijët e tyre të mitur gjatë kërkim lëmoshës nëpër rrugët, bulevardet dhe para objekteve fetare në rajonin e Shkupit. Me personat në fjalë është realizuar bisedë zyrtare dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të parashtrohen kallëzime penale, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale sipas nenit 201 të Kodit Penal”, thonë nga MPB.