Kovaçevski: Treguam se mund të përballemi me sfidat

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në një video fjalim para opinionit, u përqendrua në thellimin e krizës ekonomike, si dhe për pakon prej 26 masash në vlerë prej 400 milionë eurove, të cilat Qeveria i miratoi me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve dhe ekonomisë.

Në fjalim Kovaçevski theksoi se jetojmë në një kohë krize të madhe ekonomike globale si pasojë e luftës në Ukrainë, ku flukset ekonomike janë të pasigurta dhe do të varen nga zhvillimet, por ne duhet të jemi të përgatitur dhe të planifikojmë se si ta kalojmë këtë periudhë të turbullt.

“Kur 50 ditë më parë, kur mora kryeministër, thashë se ky do të jetë një vit krize plot sfida. Të vetëdijshëm për rreziqet për ekonominë dhe standardin e jetesës, ne i drejtuam paratë atje ku ishin më të nevojshme – për mbështetje financiare të qytetarëve dhe kompanive. Prioriteti i vetëm për momentin i kësaj Qeverie është që ta mbrojmë standardit të qytetarëve dhe ta ruajmë stabilitetit ekonomik. Me të gjitha politikat e mëparshme, masat dhe qeverisjen e përgjegjshme, Qeveria e re për vetëm 50 ditë ka treguar se mund dhe mund t’i përballojë sfidat”, theksoi kryeministri.

Sipas Kovaçevskit janë subvencionuar fuqishëm qytetarët për energji elektrike, është zgjidhur problemi me ngrohjen në Shkup, janë përkrahu kategoritë e rrezikuara financiarisht të qytetarëve për rrymë dhe blerje të produkteve bazë dhe përmes një sërë masash i mbajnë stabile çmimet e produkteve bazë.

“Me paketën e re prej 26 masash drejtojmë 400 milionë euro nga Buxheti në mbështetje të qytetarëve dhe kompanive. Krahas gjithë këtyre masave të krizës, ne e kemi ngritur pagën minimale në 18.000 denarë dhe kemi rritje rekord të pensioneve dhe mbështetjes financiare për pensionistët”, shtoi më tej në video fjalimin e tij kryeministri.