Regjistrohen 266 raste aktive me virus, gjithsej 1,273 raste aktive

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 266 raste të reja Covid-19, nga 953 testime të bëra, përcjell TV21. Janë regjistruar 119 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë, përfshi këtu nga sistemi “Termini im”.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 315.060, numri i të shëruarve është 304.460, numri i të vdekurve është 9.327 dhe numri i rasteve aktive është 1.273.