Bieber: Propozimi francez është i padrejtë ndaj Maqedonisë, dëmton imazhin e BE-së

Propozimi francez për rregullimin e çështjes bullgare dhe asaj maqedone si dhe fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në shihet si një fatkeqësi për zgjerimin, megjithëse duket i mirë për t’i dhënë fund bllokadës.

Sipas profesorit universitar të politikës dhe historisë në Graz të Austrisë, Florian Bieber, ai fsheh shumë rreziqe.

Bieber ka sqaruar gjashtë pikat pse mendon se propozimi nuk është i mirë dhe cilat janë rreziqet që sjell ai.

1. Ai përfshin mosmarrëveshjen dypalëshe në procesin e negociatave të BE-së, duke i dhënë legjitimitet dhe inkurajim anëtarëve të ardhshëm të BE-së për të bllokuar vendet kandidate.

2. Është dukshëm se propozimi është më afër kërkesave bullgare sesa qëndrimit të maqedonasve, pra nuk është i balansuar.

3. Pranon logjikën nacionaliste të qeverisë bullgare e cila sugjeron se ka një çështje të diskriminimit ndaj bullgarëve në Maqedoninë e Veriut.

4. Injoron se problemi është krijuar (pjesërisht) nga BE-ja. Dhjetëra mijëra qytetarë maqedonas morën pasaporta bullgare sepse janë pasaporta të BE-së, jo sepse janë bullgarë. Kërkesat e qytetarëve për të qenë qytetarë të BE-së (për të punuar) keqpërdoren nga Bullgaria për të pretenduar se janë bullgarë “etnikë”.

5. Bilateralizon dhe diskrediton mekanizmat për të drejtat e vërteta të pakicave.

6. Nuk do të marrë mbështetje të mjaftueshme në Maqedoninë e Veriut dhe mosratifikimi i marrëveshjes do të interpretohet si dështim në Maqedoninë e Veriut, jo si dështim i kërkesave nacionaliste bullgare.

“Në vend të një rrugëdaljeje të lehtë, propozimi francez do të dëmtojë më tej imazhin e BE-së dhe do të varrosë procesin e zgjerimit”, sqaron Bieber.

Kujtojmë se propozimi francez kundërshtohet ashpër nga partitë opozitare maqedonase, të cilët tashme disa ditë radhazi po protestojnë në forma tu dhunshme përpara objektit të qeverisë dhe ministrisë së Punëve të Jashtme.