Regjistrohen 11 shkelje të orës policore, 499 sanksione për mosmbajtje të maskës

Nga ora 22:00 e datës (26.03.2021) deri në ora 05:00 të ditë së sotme janë konstatuar 11 shkelje të orës policore, transmeton Alsat. Ndërkohë në 24 orët e fundit Ministria për Punë të Brendshme ka regjistruar edhe 499 shkelje të masës për mbajtjen e maskës mbrojtëse si preventivë për pengimin e përhapjes së koronavirusit. Nga MPB-ja në vazhdimësi bëjnë thirrje që të respektohen masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me virus.