Regjistri Qendror: Procedura për emërtimin e shkollave në Çair, ligjore

Procedura në Regjistrin Qendror për ndryshimin e emrave të dy shkollave në Çair është e rregullt, thotë drejtoresha e këtij institucioni Marija Boshkovska Jankovski, pasi lideri i LSDM-së Zoran Zaev vlerësoi se procedura është joligjore, për shkak se mungon vendimi i Këshillit komunal, transmeton gazeta LAJM.
Në një deklaratë për portalin “360 gradë”, Jovanovski tha se ende nuk e kanë dëgjuar deklaratën e Zaevit, prandaj nuk mund ta komentojnë të njejtën. Megjithatë, thotë se procedura që është përmbyllur një ditë më parë, është ligjore, në bazë të vendimit të ministrit të arsimit, Arbër Ademi.
Një ditë më parë, Ademi njoftoi se ka mbaruar çështja e emërtimit të dy shkollave në Çair dhe se Sh.f “Nikolla Vapcarov” zyrtarisht emërtohet “Imri Elezi”, ndërsa Sh.f “Rajko Zhinzifov” emërtohet “Ismail Qemali”./Gazeta LAJM