Refuzohet oferta e Chelseat për Caicedon

Brighton raportohet se ka refuzuar ofertën e Chelseat për Moises Caicedo.

Sipas “The Athletic”, oferta e “Bluve” ishte me vlerë prej 55 milionë funteve.

Megjithatë, Brighton ofertën e refuzoi për arsye se nuk e planifikon shitjen e mesfushorit në këtë afat kalimtar.

Ekuadoriani vlerësohet si një prej futbollistëve kryesorë te “Pulëbardhat”.

Tani mbetet të shihet nëse Chelsea do të dërgojë ofertë tjetër për 21-vjeçarin.

Moises Caicedo ka kontratë të vlefshme me Brightonin deri në verën e vitit 2025.