Vuçiq propagandon klimë anti-BE edhe për Maqedoninë e Veriut

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi mbrëmë për RTS se entuziazmi për anëtarësim në Bashkimin Evropian është në rënie në rajon, veçanërisht në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.

Arsyet për këtë, thotë ai, janë para së gjithash për shkak të kërkesave politike.

“Natyrisht, këtë e kanë thënë të gjithë përfaqësuesit e vendeve, plus përfaqësuesi i institucionit të përkohshëm në Prishtinë, dhe ajo që është më se e qartë është se ka një rënie të entuziazmit për anëtarësim në BE në vendet e rajonit, sidomos në Maqedoni dhe Serbi. Kjo është në radhë të parë për shkak të kërkesave politike që po vijnë, të cilat kanë të bëjnë me çështjet kombëtare dhe territoriale”, tha Vuçiq.

Nuk është hera e parë që presidentin serb implikon Maqedoninë e Veriut në tezat e tij për të krijuar një klimë antievropiane. (INA)