Reeker: BE nuk duhet që çështjet bilaterale të ndalojnë përparimin e Maqedonisë së Veriut

Ish-ambasadori amerikan në Maqedoni Philip Reeker beson se Bashkimi Evropian nuk duhet të lejojë mosmarrëveshjet bilaterale të ndalojnë përparimin e merituar integrues të Maqedonisë së Veriut.

“Ne besojmë se BE nuk duhet të lejojë mosmarrëveshjet bilaterale të ndalojnë progresin e merituar në integrim.

Besojmë se këto çështje duhet të zgjidhen jashtë procesit të pranimit, sepse Shkupi e meriton atë shans më shumë sesa duhet”, tha Ndihmës Sekretari i Shtetit të Sh.B.A.-së për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.

Reeker, në forumin “2BS” të organizuar nga Aleanca Atlantike e Malit të Zi, tha se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm dhe të vështira në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.