Reece James: Nuk e di sa do zgjasë lëndimi, por do të tentoj të jem pozitiv

Reece James po vijon të jetë i lënduar dhe ende nuk dihet se sa do të zgjasë kjo
Gjithsesi, vetë lojtari është duke e marrë shtruar këtë situatë, për të cilën nuk e di as ai se sa do të zgjasë.

“Jam duke tentuar që ta marr shtruar. Nuk jam i sigurt se sa do të zgjasë ky lëndim. Nuk kam dhimbje, por nëse e përshpejtoj procedurën e rikuperimit, mund të jetë rrezik”, tha fillimisht ai, transmeton lajmi.net.

“Jam duke tentuar të përmirësohem çdo ditë dhe të jem gati sa më shpejt që është e mundur”, përfundoi James.

James u lëndua në ndeshjen ndaj Milanit, që ishte e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League.

Mbrojtësi, tash e disa vite, është pjesë e rëndësishme e skuadrës së londinezëve, duke e betonuar emrin e tij në formacionin bazë të ekipit.