Arsenali dhe Man Utd, dy kandidatët kryesorë për Neves

Arsenali dhe Manchester United janë në garë për shërbimet e mesfushorit të Wolverhamptonit, Ruben Neves.
Të paktën kështu raporton mediumi britanik, The Sun, transmeton lajmi.net.

Dyshja angleze tanimë do t’i bëjnë llogaritë me konkurrencën e njëra-tjetrës, pasi nga gara për lojtarin është larguar Barcelona.

Vetë trajneri i katalunasve, Xavo Hernandez, e ka shprehur shqetësimin në lidhje me ambientimin e portugezit, andaj ka hequr dorë nga ai, të paktën tani për tani.

Mbetet të shihet se cila nga dy skuadrat angleze do të dalë fitimtare në lidhje me Neves i cili, përkundër formës jo të mirë të Wolves, vijon të performojë lart.