Reali po kërkon skuadër për Eden Hazard – situata e komplikuar

Eden Hazard mund të mos ketë të ardhme te skuadra e Real Madrid.

Ylli belg, Eden Hazard mund të jetë në mesin e lojtarëve që do të largohen nga ‘Santiago Bernabeu’ në fund të këtij sezoni.

Raportime nga mediat spanjolle bëjnë të ditur se ‘Los Blancos’ janë duke kërkuar opsione për ta shitur kartonin e lojtarit, përcjell lajmi.net.

Situata komplikohet edhe më shumë me faktin që lojtari dëshiron të qëndrojë në ‘Bernabeu’.

Hazard, prej transferimit të tij te Reali, për pjesën më të madhe të kohës ka qenë i lënduar dhe nuk ka plotësuar pritshmëritë ndaj tij.

Mbetet të shihet nëse ndonjë skuadër do të bëjë lëvizje për të siguruar kartonin e tij.