Real Madridi triumfon kundër Barcelonës në ‘El Clasico’, kalon në pozitën e parë

Real Madrid e ka mposhtur Barcelonën me rezultat 2-1, në kuadër të javës së nëntë në Laliga.

Të parët kaluan në epërsi musafirët me Davide Alaban në minutën e 31-të, pas një asistimi të bukur nga Rodrigo, teksa me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola të tjerë, në minutën e 90+4 Lucas Vazquez e dyfishon epërsinë për madrilenët, ndërsa për Barcelonën golin e vetëm e ka shënuar Sergio Aguero.

Real Madridi pas kësaj fitore kalon në pozitën e parë me 20 pikë, pas nëntë ndeshjeve.

Teksa, Barcelona pas humbjes në vendin e tetë me 15 pikë.

FT Real Madridi e mposht Barcelonën me rezultat 2-1.

90+6 Sergio Aguero e ngushton epërsinë, pas një harkimi të mirë nga Sergino Dest, ky ishte goli i parë i argjentinasit me Barcelonën.

90+4 Lucas Vazquez e dyfishon epërsinë për Real Madridin kundër Barcelonës, pas një super kundërsulmi.

84′ Një rast i mirë për Barcelonën me Sergio Agueron, por që goditja e tij shkon mbi portë.

67′ Karim Benzema një rast të mirë për ta dyfishuar epërsinë, por gjuajtjen e tij e pret pa problem Ter Stegen.

57’ Gerard Pique është lojtari i parë në ndeshje, i cili ndëshkohet me karton të verdhë.

46’ Fillon pjesa e dytë në “Camp Nou”, Real Madridi është në epërsi kundër Barcelonës, me golin e Davide Alabas.

45′ Mbyllet pjesa e parë në mes Barcelonës dhe Real Madridit, golin e vetëm e shënoi Davide Alaba në minutën e 31-të, pas një asistimi nga Rodrigo, teksa

blaugranët kishin disa raste për të shënuar, por që nuk arritën t’i konkretizonin.

31′ Gooooooool, Alaba e kalon në epërsi Real Madridin kundër Barcelonës, golin austriaku e shënoi në minutën e 31, pas një asistimi nga Rodrigo.

David Alaba ouvre le score pour le Real Madrid, le Barça est mené 1-0.
pic.twitter.com/HAEhhWbcrz

— Ballon Rond (@ballonrondfc)
October 24, 2021

24′ Sergino Dest e humb një rast të sigurt për gol, gjuajtja e tij shkon mbi portë.

23′ Vinicius Jr me një rast ideal për ta shënuar golin e parë në ndeshje, por nuk arriti ta konkretizoj.

15’ Barcelona është duke e dominuar çerekun e parë, por që pa arritur që të rrezikojë portën e Real Madridit.

1′ Fillon ndeshja.