227 raste të reja dhe 16 viktima nga virus

Në Maqedoninë e Veriut për 24 orë janë regjistruar 227 raste të reja pozitive me Covid-19 nga realizimi i 2.595 testimeve, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Janë regjistruar 15 viktima, kurse janë shëruar 111 pacientë.

Në mënyrë shtesë në Regjistrin e personave të vdekur nga Covid-19 është regjistruar edhe një viktimë që ka ndërruar jetë më 23 tetor 2021./TV21