Real Madridi përballet me probleme shkaku i pasaportave të lojtarëve

Trajneri Zinedine Zidane jo vetëm që do të duhet ta ulë për 12 numrin e futbollistëve në Real Madrid këtë verë, pasi që Los Blancos do t’i ketë 37 lojtarë të ekipit të parë, francezi po përballet me probleme edhe sa u përket lojtare me pasaporta të vendeve jashtë Bashkimit Evropian.

Në skuadrën finale prej 25 lojtarëve, Real Madridi ka të drejtë t’i mbajë vetëm tre lojtarë që kanë pasaportë të vendeve jashtë Bashkimit Evropian. Për këtë arsye, Los Blancos do të duhet të vendosin se kujt do t’ia lënë këto vende mes Vinicius Junior, Rodrygo Goes, Eder Militaros, Reinier Jesus, Take Kubos dhe, nga viti 2021, Gareth Bale.

Arsyeja prapa statusit të Gareth Bale që ndërron që nga vitit 2021 është për shkak të largimit të Bashkimit Evropian nga Bashkimi Evropian, që do të ndikojë edhe në statusin e futbollistëve britanikë në vendet e tjera evropiane.

Këtë sezon, Real Madridi e ka pasur Vinicius, Rodyrgon dhe Militaon si pjesë të tre lojtarëve jashtë BE-së, ndërsa Reinier i është bashkuar Castillas dhe Kubo shkoi në huazim për një sezon në Real Mallorca.

Megjithatë, gjatë turneut parasezonal që do të mbahet në fund të këtij sezon, këta pesë futbollistë do të luftojnë për ta zënë një vend në skuadrën finale të Zidane, përderisa Bale do të shtohet në listën e këtyre problemeve nga 1 janari i vitit 2021.

Real Madridi shpreson se do ta gjejë një klub të ri për ta shitur Bale, jo vetëm për shkak se ai nuk është më pjesë e planeve të trajnerit Zidane për të ardhmen, por edhe për shkak të këtij problemi me pasaportën e tij.

Nëse Real Madridi nuk arrin ta shesë Bale, gjë që mund të ndodhë pasi që uellsiani nuk dëshiron të largohet nga klubi madrilen, atëherë Zidane dhe Real Madridi do të përballem me një vendimmarrje të vështirë.