Shekerinska për vizitë në kazermën e Kumanovës

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekrinska sot do ta vizitojë Komandën për operacione në kazermën “Boro Menkov” në Kumanovë.

Gjatë vizitës, ministrja Shekerinska do të njoftojë për angazhimin e Armatës në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme.

Pas brifingut, ministrja Shekerinska do të niset drejt Bellanocës në kufirin verior dhe do t’i vizitojë pjesëtarët e armatës të cilët janë të angazhuar në mbështetjen e forcave policore për sigurimin e kufirit.