Real Madridi e “rezervon” numrin 9 për Kylian Mbappen

Real Madrid raportohet se po e lë të lirë fanellën e tyre me numrin 9 për Kylian Mbappe, me yllin e Paris Saint-Germain që dëshiron të shkojë në Spanjë këtë verë, raporton ESPN, transmeton lajmi.net.

Sipas të gjitha gjasave, Mbappe do të largohet këtë verë nga Paris Saint-Germaini, anise kontrata i skadon vitin e ardhshëm.

PSG-ja nuk dëshiron që vitin e ardhshëm Mbappe të largohet falas, por synon ta shesë këtë verë.

Real Madridi është klubi i vetëm që është interesuar për Mbappen dhe pritet të shpenzojë rreth 200 milionë euro për të.

Pas largimit te Karim Benzemas në Arabinë Saudite, numri 9 te Los Blancos ka mbetur i lirë.

Mbappe ka qenë dëshirë e kahmotshme e Real Madridit. Vitin e kaluar marrëveshja ka qenë shumë afër, por lojtari në fund zgjodhi rinovimin me PSG-në.