Real Madridi dhuron një milion euro për popullin ukrainas

Skuadra e futbollit Real Madrid ka dhuruar një milion euro për popullin e Ukrainës.

Në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se donacioni i dedikohet ukrainasëve të zhvendosur, njofton Klankosova.tv.

“Të gjithë me Ukrainën”, e cila u nis nga Fondacioni Real Madrid më 5 mars, si pjesë e përpjekjes për të ndihmuar në lehtësimin e nevojave humanitare të të zhvendosurve në Ukrainë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Të hollat e dhuruara nga ‘Mbretërit’ do të shkojnë për Kryqin e Kuq dhe UNHCR.

Tutje në njoftimin e tyre bëhet e ditur se 13 mijë artikuj veshjesh dhe pajisje sportive u janë dhuruar gjithashtu qendrave të Kryqit të Kuq dhe Cesal në Madrid.