Kovaçevski: Maqedonia e Veriut ka çmim më të ulët të naftës dhe derivateve të naftës

Kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi se çmimin e naftës dhe derivateve të naftës e përcakton KRE, i cili është Komision i pavarur i energjetikës dhe i cili çmimin e përcakton në bazë të metodologjisë së përcaktuar.

“Në lidhje me çmimin e naftës dhe derivateve të naftës ne jemi dëshmitarë se për shkak të vendimeve që i kemi marrë lidhur me uljen graduale të akcizës dhe uljen e TVSH-së në rajon, kemi çmim më të ulët të naftës dhe derivateve të naftës, kudo që të shkoni nuk do të gjeni çmim më të lirë dhe kjo për shkak të vendimit të shpejtë dhe në kohë që u miratua, gjegjësisht masat dhe rekomandimet e miratuara nga Qeveria dhe efikasiteti i Kuvendit në miratimin e zgjidhjeve ligjore”, tha Kovaçevski.

Ai sqaroi se një pjesë e kompanive që punojnë në tregun e naftës dhe derivateve të naftës kanë treguar sjellje spekulative dhe kjo menjëherë është sanksionuar nga shërbimet përkatëse inspektuese.

“Çmimet e energjensave dhe çmimet e ushqimit nuk janë rritur për shkak të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ato janë rritur për shkak të luftës në Ukrainë dhe për shkak të rritjes së çmimeve në bursat botërore, atë që ne e bëjmë është në kohë të marrim masa me të cilat do t’i mbrojmë qytetarët që mos të përballen me rritje të mëdha çmimesh”, tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve.

Kryeministri Kovaçevski shtoi se kjo është bërë sa i përket energjisë elektrike, që është me çmim më të ulët në rajon dhe më gjerë, për shkak të vendimeve të Qeverisë për subvencionimin e energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël, me të cilin rreth 80% e çmimit të energjisë elektrike subvencionohet nga shteti.

Kovaçevski theksoi se masat kundër krizës janë të dedikuara për kategoritë më të cenueshme të qytetarëve si më të prekura nga kriza, si mbështetje financiare nga 1.000 denarë për tre muaj për 35.000 pensionistë, si për shembull me mbështetje financiare për tre muaj me nga 1.000 denarë ndihmë për 35.000 pensionistë, si dhe me nga 1.000 denarë subvencionim të energjisë për pagesën e energjisë dhe ngrohjes gjatë gjithë vitit.

“Paga minimale është më e lartë se inflacioni. Le të kujtohemi se para pesë vitesh ishte 9.000 denarë, tani është 18.000 denarë dhe është rritur për 100%. Pesë vite më parë nevojiteshin 4.25 paga minimale që të mbulohet një shportë konsumatore, tani duhen dy paga minimale për të mbuluar një shportë konsumatore. Këto janë fakte që ne mund t’i komentojmë por nuk mund të gjejmë argument kundër tyre. Ky është përfitim i një Qeverie socialdemokrate e cila me të vërtetë kujdeset për të ardhurat e atyre që shumë kontribuojnë në shoqëri, por edhe për kategoritë më të cenueshme”, tha Kryeministri Kovaçevski.