Real Madrid prezanton fanellat e treta për sezonin 2021/22

Real Madridi tashmë ka publikuar edhe fanellat e treta më të cilat do të paraqiten në disa ndeshje të edicionit 2021/22, shkruan lajmi.net.

“Los Blancos” pak më parë përmes rrjeteve sociale kanë zbuluar dukjen e fanellave të treta.

Ato janë punuar nga brendi i njohur ‘Adidas’, pa ndonjë dizajn të vecantë dhe me një ngjyrë të vetme.

Ishin futbollistët Karim Benzema, Marco Asensio, Ferland Mendy, Vinicius JR dhe Eden Hazard ata që moorën pjesë në prezantimin e fanellave të reja.

‘Mbretërit’, e kanë nisur shumë mirë edicionin e ri pasi kryesojnë në La Liga me 10 pikë të grumbulluara pas katër xhirove të para. /Lajmi.net/