Mourinho po ‘shkëlqen’ si trajner i Romës, ka fituar të gjitha ndeshjet

Jose Mourinho gjatë verës morri postin e trajnerit të Romës, ku deri më tani është duke shkëlqyer në aventurën e re, shkruan lajmi.net.

Mourinho ka fituar të gjitha gjashtë ndeshjet deri më tani me klubin italian, në këto duele ‘Gjallorosët’ kanë realizuar 19 gola dhe kanë pësuar vetëm katër.

Një fillim shumë i mbarë ky për portugezin me ekipin italian që aktualisht zë vendin e parë në Serie A me pikë të barabarta me Milanin dhe Napoli, ndërsa kryesojnë edhe në Ligën e Konferencës.

58-vjeçari, u shkarkua nga ekipi i Tottenhamit pasi nuk arriti të përmbush objektivat e klubit dhe vendosi të kthehej në Serie A.

Duket se ky vendim ka qenë i qëlluar nga Mourinho pasi Roma ka ndryshuar krejtësisht me ardhjen e tij dhe pritet të luftojnë deri në fund për trofetë në Itali dhe Europë.